Sport17 Maj 2023, 17:52

Lumi del nga shtrati, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Italisë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Lumi del nga shtrati, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Italisë

Formula 1 pritej të rikthehej pas më shumë se 2 javëve në pistën legjendare të Imola në Itali. Mirëpo ditën e sotme, rajoni i Rexhio-Emilias është  në kushte shumë të këqija atmosferike për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë nisur prej disa ditësh.

Lumi del nga shtrati, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Italisë

Mbrëmjen e djeshme shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumi, i cili ndodhet pranë sektorit të parë të pistës të dalë nga shtrati dhe të kërcënojë rrezikshëm jetën e personelit që ndodhej aty. FIA menjëherë ka marrë vendimin për evakuimin e gjithë pistës dhe ditën e sotme ka ardhur vendimi zyrtarë për anulinim e garës.

Lumi del nga shtrati, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Italisë

"Masat janë marrë sepse nuk është e mundur të mbahet në mënyrë të sigurtë eventi për tifozët tanë, ekipet dhe personelin tonë dhe është gjëja e duhur dhe e përgjegjshme për t'u bërë, duke pasur parasysh situatën me të cilat përballen qytetet dhe qytetet e rajonit. Nuk do të ishte e drejtë të bëhej presion i mëtejshëm mbi autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës në këtë kohë të vështirë”, njofton F1.

formula 1 çmimi i madh i italisë