
Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit në “Kukës Arena” është ndërprerë për disa minuta nga gjyqtari i takimit, Eldorian Hamiti.
Ndërprerja erdhi në minutën e 41 të takimit, pasi ambulanca që duhet të ishte prezente në stadium, ishte larguar dhe kjo është vënë re nga delegati i takimit, Eduard Gjini. Nëpërmjet gjyqtarit të katërt, Hamiti u njoftua dhe ndërpreu ndeshjen.
Pak minuta më vonë, ambulanca erdhi në stadium dhe takimi rinisi sërish. Si për ironi të fatit, në pjesën e parë pati dy ndërrime të detyruara nga skuadrat.
Lini një Përgjigje