TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2023, 21:57

Përfundon pjesa e parë/ S’ka krisma në “San Siro”, Interi dhe Milani bëjnë paqe, Leao dhe Xheko “flirtojnë” me golin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ S’ka krisma në “San

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Interit dhe Milanit, takimi i kthimit mes skuadrave e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Interi e nisi duelin në sulm dhe iu afrua golit me Xhekon në minutën e 3, por gjyqtari akordoi faull në sulm, për ndërhyrje të gabuar të Barelës ndaj Tonalit.

Vetëm 2 minuta më pas,  Teo Hernandez u kundërpërgjigj me një predhë nga distanca, por tentativa e francezit shkoi ngjitur me traversën e Onanës.


Në minutat e para, Milani mbeti sërish kërcënues, këtë herë me me Brahim Diaz, që provoi me një gjuajtje në afërsi të pikës së penalltisë, por fantastik Onana që i mohoi golin kuqezinjve.

Në minutën e 38, Leao shkaktoi tërmet në mbrojtjen e Interit, portugezi u fut bukur brenda zonës, provoi të gjente cepin e portës, por gjuajtja shkoi jashtë kuadratit.

Ndërkohë vetëm 1 minutë më pas, Xheko u kundërpërgjigj. Boshnjaku goditi bukur me kokë pas harkimit të Çalhanoglu, por i jashtëzakonshëm Menjo në këto minuta, që tregoi reflekset, duke i mohuar golin zikaltërve.

inter milan champions league

Lini një Përgjigje