TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2026, 17:01

Manaj rikthehet në formë me Sivasporin, presidenti zbulon planet e sulmuesit kuqezi për të mbyllur karrierën në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Manaj rikthehet në formë me Sivasporin, presidenti zbulon planet e

Rei Manaj duket se po rikthen formën e tij më të mirë me Sivasporin në Ligën e Parë turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar tre gola dhe ka dhënë një asist në katër ndeshjet e fundit, duke u kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

29-vjeçari është një nga futbollistët që ka lënë gjurmë te klubi turk, ku ka regjistruar edhe numrin më të madh të paraqitjeve në karrierën e tij. Lidhja e tij me Sivasporin është theksuar së fundmi edhe nga presidenti i klubit, Burak Özçoban.

Në një prononcim publik, Özçoban ka zbuluar se Manaj kishte shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Sivaspori edhe përpara finalizimit të marrëveshjes.

Para se të vinte Rei Manaj, më telefonoi dhe më tha: ‘E dua shumë Sivasporin. Është familja ime. Dua të vij’. I thashë se nuk mund t’i ofronim pagë të lartë dhe qendruam në kontakt”, është shprehur presidenti i klubit.

Sipas tij, sulmuesi shqiptar e ka pranuar projektin e klubit pavarësisht kushteve financiare, duke e parë si një angazhim afatgjatë.

Kur ia tregova kushtet tona Rei Manajt, ai tha: ‘Ky është një projekt për mua, dua të tërhiqem nga futbolli te Sivaspori. Dua të jem trajner te Sivaspori në të ardhmen’. Rei Manaj është një mik që e do Sivasporin. Ne i mbajtëm të gjitha premtimet që i bëmë, dhe ai i ka mbajtur premtimet që na bëri. Ai po punon dhe po i ndihmon shokët e tij’”, ka deklaruar Özçoban.

Deklaratat e presidentit sugjerojnë një raport të konsoliduar mes lojtarit dhe klubit, si dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Manaj do të vijojë me të njëjtin ritëm edhe në vazhdim të sezonit dhe nëse planet për të ardhmen do të konkretizohen.

Aktualisht, forma e tij pozitive përbën një lajm të mirë si për Sivasporin, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare.

rei manaj sulmuesi shqiptar presidenti i sivasporit

Lini një Përgjigje