TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2026, 15:35

Slavko Vinçiç arbitron Real Madrid–Benfika, çfraë ndodhi 6 vite më parë me arbitrin slloven

Shkruar nga Pamfleti

Slavko Vinçiç arbitron Real Madrid–Benfika,

Slloveni Slavko Vinçiç është caktuar të arbitrojë ndeshjen e kthimit të “playoff”-it të Ligës së Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Benfikës. Bëhet fjalë për një prej gjyqtarëve më me përvojë në arenën ndërkombëtare, me një karrierë të konsoliduar në kompeticionet më të rëndësishme evropiane.

Megjithatë, emri i tij rikthehet shpesh në vëmendje për shkak të një episodi të ndodhur në vitin 2020 në Bijeljina, në veri-perëndim të Bosnje dhe Hercegovinës, ku ai u përfshi në një operacion policor.

Sipas raportimeve të kohës nga e përditshmja kroate “24Sata”, në një festë ku ndodheshin 9 gra dhe 26 burra, mes tyre edhe Vinçiç, policia gjeti prostituta, armë dhe lëndë narkotike. Autoritetet konfiskuan 10 armë, 14 pako me kokainë dhe 9 tableta të llojeve të tjera të drogës.

Pas operacionit, disa persona u arrestuan dhe u morën në pyetje nga autoritetet.

Në një prononcim për të përditshmen sllovene “Vecer”, Vinçiç deklaroi se ndodhej rastësisht në atë ambient dhe mohoi çdo përfshirje në aktivitetet e paligjshme.

“U gjenda në atë festë rastësisht. Kam kompaninë time dhe isha në Bosnje për një takim biznesi. Pranova një ftesë për darkë që rezultoi të ishte gabimi im më i madh. Më vjen keq. Isha ulur me shoqërinë time kur erdhi policia. Nuk kam të bëj me grupin që u arrestua dhe as me ortakët komercialë. Na mori policia, dhamë dëshmitë dhe kur rezultoi se as nuk njihnim njëri-tjetrin, na lanë të largoheshim”, është shprehur ai.

Sipas raportimeve të mëvonshme, arbitri slloven u konfirmua i pafajshëm dhe nuk u ngrit asnjë akuzë ndaj tij. Ai vijoi normalisht karrierën në nivelet më të larta të gjykimit evropian.

Pas episodit të vitit 2020, Vinçiç vazhdoi të marrë besimin e UEFA-s në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare. Kulmi i karrierës së tij erdhi me emërimin si arbitër i finales së Ligës së Kampioneve për sezonin 2023–2024 mes Realit të Madridit dhe Borusias së Dortmundit, e zhvilluar në stadiumin “Wembley”.

Caktimi i tij për sfidën Real Madrid–Benfika konfirmon statusin e tij si një nga arbitrat më të vlerësuar në qarkullimin evropian.

slavko vinçiç arbitri slloven real madrid-benfika champions league

Lini një Përgjigje