TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2026, 18:10

Mançester Siti rikthehet te fitorja, Bërnlit i ikën tre pikëshi nga duart me Armando Brojën titullar

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti rikthehet te fitorja, Bërnlit i ikën tre

Pas 4 javësh pa fitore, 3 barazime radhazi dhe humbjes në derbin ndaj Mançester Junajtid, Mançester Siti ka bërë detyrën sot në “Etihad”, ku fitoi 2-0 ndaj Volverhempton të vendit të fundit, ndeshje e vlefshme për javën e 23 në Premier Ligë. Omar Marmush shënoi për vendasit që në minutën e 6, egjiptiani gjeti golin pas krosimit perfekt të Mateus Nunes në krah.

Në fund të pjesës së parë, Antoin Semenjo dyfishoi shifrat me një gol të bukur, me një goditje klasi brenda zonës, pas asistit të Bernardo Silvës.

Semenjo i transferuar gjatë merkatos së janarit, shkruan historinë për Sitin, pasi ka debutuar me gol në 3 kompeticione të ndryshme: Fa Cup, Kupa Carabao dhe Premier Ligë. Rezultati final, 2-0 për Mançester Sitin, që aktualisht renditet në vendin e dytë me 46 pikë.

Në sfidat e tjera, Bërnli barazoi 2-2 ndaj Totenhemit. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Armando Broja e nisi titullar dhe luajti për 69 minuta, zëvendësuesi i tij Lil Foster shënoi golin e avantazhit të përkohshëm të vendasve, pak minuta pasi ishte futur në fushë. Tentativa e parë e tij u ndal nga Vikario, por jo e dyta. Totenhemi barazoi shifrat në minutën e 90 me Kristian Romero, i cili shënoi me kokë.

Në sfidën tjetër, Fulhami bëri përmbysjen e madhe duke fituar 2-1 ndaj Brajtonit në “Craven Cottage”. Golat e fitores për vendasit u shënuan në pjesën e dytë, me Samuel Çukuezen dhe Herri Uillson.

mançester siti fulham bërnli premier liga

Lini një Përgjigje