
Juventusi ka marrë njoftim se hetimi për të ashtuquajturat “manovra të pagave” ka përfunduar. Bardhezinjtë rrezikojnë seriozisht, pasi Prokurori i njohur Çine (Pjesë e Prokurorisë së Futbollit Italian) e akuzoi klubin e Juventusit për shkelje të parimit të besnikërisë sportive. Kjo do të thotë se ka mundësi reale që mos të mjaftohet me -15 pikë, por vendimi për torinezët mund të jetë edhe më i ashpër.
Pritet të ketë akuza për shkelje të nenit 4.1 të kodit të etikës, që ka të bëjë me lojën e ndershme. Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” mund të ketë bërë marrëveshje me klube si Sampdoria, Atalanta, Sasuolo, Udineze, Bolonja dhe Kaljari. Agjencia e lajmeve “ANSA” bën me dije se Juventusi ka tani 15 ditë për të paraqitur kundër-deklaratën e tyre ndaj akuzave.
Lini një Përgjigje