TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2026, 19:15

Maran e kontaktoi për Shqipërinë, Arda Kurtulan mes 3 zgjedhjeve; sulmuesi shqiptar nën presion

Shkruar nga Pamfleti
Maran e kontaktoi për Shqipërinë, Arda Kurtulan mes 3 zgjedhjeve;
Arda Kurtulan

Arda Kurtulan vijon të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin turk. Mbrojtësi i Göztepes po ndiqet nga Fenerbahçe, por situata e tij duket se po ndërlikohet edhe për shkak të zgjedhjes së kombëtares që do të përfaqësojë në të ardhmen.

Sipas gazetarit turk Ertan Suzgun, Kurtulan ka të drejtë të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, transferimi i tij te Fenerbahçe mund të lidhet ngushtë me vendimin për të përfaqësuar Turqinë.

Arda Okan Kurtulan ka të drejtë të zgjedhë mes dy kombëtareve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Që ai të transferohet te Fenerbahçe, duhet të japë garanci se do të luajë për kombëtaren e Turqisë. Në të kundërt, do të llogaritet në kuotën e lojtarëve të huaj”, është shprehur Suzgun.

Kjo nuk është hera e parë që çështja e kombëtares ndikon në karrierën e futbollistit me origjinë shqiptare. Më herët, Kurtulan kishte refuzuar një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë, pasi një vendim i tillë mund ta klasifikonte si lojtar të huaj në kampionatin turk, duke rrezikuar hapësirat e tij në klub.

Sipas raportimeve, e njëjta situatë po përsëritet edhe tani. Klubet turke përfitojnë nga statusi i tij si futbollist vendas, ndërsa një zgjedhje tjetër në nivel përfaqësuesesh mund të ndikojë në këtë pozicion.

Një transferim jashtë Turqisë do ta çlironte Kurtulanin nga këto kufizime dhe do t’i hapte rrugën një grumbullimi të mundshëm me Kombëtaren shqiptare. Mësohet se trajneri Sylvinho dhe stafi kuqezi kanë ndjekur nga afër situatën e lojtarit, ndërsa ai është kontaktuar edhe për ndeshjet e muajit qershor, ku është diskutuar edhe çështja që po ndikon në vendimmarrjen e tij.

arda kurtulan sulmuesi shqiptar fenerbahçe

Lini një Përgjigje