Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka bërë të ditur se është pajisur me licencën UEFA A, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt karrierës si trajner.
Lajmin e ka ndarë vetë Xhaka përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur kënaqësinë për këtë arritje dhe për mundësitë që i hap kjo fazë e re profesionale.
Në mesazhin e tij, ish-futbollisti kuqezi falënderoi pedagogët dhe specialistët që e kanë ndihmuar gjatë procesit të formimit, mes tyre Alban Tafajn, Sulejman Starovën dhe Ardi Beharin, për njohuritë dhe mbështetjen e ofruar.
Xhaka theksoi se mbetet i motivuar për të vazhduar të japë kontribut në futboll, këtë herë në rolin e trajnerit. Ai e konsideron licencimin si një mundësi të vlefshme për zhvillim profesional dhe një sfidë të re me përgjegjësi më të mëdha.
I njohur për kontributin e tij në mesfushën e Kombëtares shqiptare, veçanërisht në ndeshjen e tetorit 2014 ndaj Serbisë, Taulant Xhaka synon tashmë të ndërtojë një rrugëtim të ri në futboll, duke kaluar nga fusha e lojës te drejtimi teknik.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje