TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2026, 13:48

Maroku shkruan histori në Kupën e Botës, zbret në fushë me 11 lojtarë të lindur jashtë vendit

Shkruar nga Pamfleti

Maroku u përball me Brazilin, një nga pretendentët për të ngritur lart Kupën e Botës. Afrikanët arritën që të marrin një pikë shumë të rëndësishme përballë tyre në ndeshjen e parë.

 

Maroku shkruan histori në Kupën e Botës, zbret në fushë
Kombëtarja e Marokut


Përveç golave dhe emocioneve gjatë sfidës, në minutën e 65′ Maroku u bë skuadra e parë në historinë e Botërorit që kishte 11 lojtarë të lindur jashtë vendit në fushë në të njëjtën kohë.

Dhjetë nga njëmbëdhjetë titullarët kishin lindur jashtë Marokut, por rekordi u vendos kur Samir El Mourabet (Francë) dhe Çemsdine Talbi (Belgjikë) hynë në fushë si zëvendësues.

Nga Kanadaja në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Holandë, kjo skuadër marokene është produkt i një diaspore globale të bashkuar nga një stemë. Një moment historik që thotë shumë për atë se si duket futbolli ndërkombëtar në vitin 2026.

Lista e lojtarëve:

Bono (Montreal)

Nousair Mazraoui (Leiderdorp)

Isa Diop (Tulouse)

Çadi Riad (Palma)

Ashraf Hakimi (Madrid)

Neil El Aynaoui (Nancy)

Ajoub Bouadi (Senlis)

Çemsdine Talbi (Sambreville)

Bilal El Khanous (Molenbeek)

Samir El Mourabet (Strasburg)

Ismael Saibari (Terrassa) 

kombëtarja e marokut kupa e botes fifa world cup

Lini një Përgjigje