Sport 4 Mars 2023, 17:22

Masa të rrepta për derbin e kryeqytetit, hyrje me kartë ID, bileta të personalizuara dhe ndalim të alkoolit për tifozët

Shkruar nga Pamfleti

Masa të rrepta për derbin e kryeqytetit, hyrje me kartë ID,

Partizani vendosi që ta luajë në stadiumin “Air Albania” derbin e së hënës ndaj Tiranës. Për faktin e thjeshtë që zhvillohet në një impiant me kapacitet të madh, edhe prania e tifozëve pritet të jetë mjaft e lartë.

Ky fakt e shtyn kompaninë që ka në ngarkim sigurinë, si dhe policinë, të ndërmarrin masa shtesë për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sfidës.

Do të kontrollohet imtësisht çdo individ, që hyn në stadium, teksa do të ketë edhe një risi në lidhje me biletat, si dhe ata që kryejnë akte vandale në tribuna.

Nga sa është mësuar, nuk do të lejohet asnjë tifoz të hyjë pa dokument identifikimi në stadium. Jo vetëm kaq, por biletat do të jenë të përcaktuara qartë sipas numrave dhe do të jenë të personalizuara.

Kështu, nëse dikush thyen një stol, përmes saj do të gjendet se cili ka qenë i ulur në atë vend dhe do t’i faturohet dëmi i sendit të thyer.

Deri më tani, FSHF e ka llogaritur vlerën e një stoli për një shifër prej 100 eurosh. Kështu, nëse deri më tani fatura e dëmeve materiale u është deleguar klubeve, këtë herë përgjegjës do të jetë individi. Në të gjithë derbet e kaluara, ka pasur thyerje stolash dhe akte të tjera të dhunshme.

partizani tirana derbi i kryeqytetit