Reali i Madridit ka reaguar me masa të forta disiplinore ndaj një incidenti të ndodhur në qendrën stërvitore të Valdebebas, duke vendosur një gjobë prej 500 mijë eurosh për secilin prej lojtarëve Federiko Valverde dhe Aurelien Çuameni.
Sipas raportimeve të klubit, procedurat disiplinore nisën një ditë më parë me hapjen e një dosjeje hetimore, pas një përplasjeje që kishte tensionuar atmosferën brenda skuadrës.
Të dy futbollistët u paraqitën sot para drejtuesve të klubit, ku shprehën pendesën e tyre për situatën e krijuar. Në deklarimin e tyre, Valverde dhe Çuaméni kërkuan falje ndaj njëri-tjetrit, si edhe ndaj drejtuesve të klubit, shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.
Ata gjithashtu kanë shprehur dëshirën që t’u kërkojnë falje edhe tifozëve të Realit të Madridit për incidentin që ka shkaktuar reagime të shumta në ambientin sportiv.
Deklarata e Realit të Madridit:
“Real Madrid njofton se pas ngjarjeve që çuan në hapjen e procedurave disiplinore dje kundër lojtarëve tanë Federiko Valverde dhe Aurelien Tçuameni, të dy u paraqitën sot para oficerit hetues.
Gjatë paraqitjes së tyre, lojtarët shprehën keqardhjen e tyre të sinqertë për atë që ndodhi dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit.
Ata gjithashtu i shprehën faljet e tyre klubit, shokëve të ekipit, stafit të trajnerëve dhe tifozëve, dhe të dy ofruan bashkëpunim të plotë për Real Madridin, të gatshëm të pranojnë çdo sanksion që klubi e konsideron të përshtatshëm.
Në këto rrethana, Real Madrid ka vendosur për një gjobë prej 500 mijë eurosh për secilin lojtar, duke përfunduar kështu procedurat përkatëse”.
Lini një Përgjigje