
Një video e mesfushorit të Barcelonës, Keisi, teksa shfaqet i veshur me fanellën e Bajernit dhe pantallonat e shkurta të Realit të Madridit është duke bërë xhiron e rrjetit.
Në video shihet mesfushori nga Bregu i Fildishtë, i cili mori pjesë në një festë me miqtë gjatë pushimeve të tij, ndërkohë që veshja kompromentuese i surprizoi të gjithë, teksa video u bë menjëherë virale në internet.
Kujtojmë se Barça dhe Bajern u takuan në fazën e grupeve të Champions League dhe Frank Kesi, mori pjesë në të dyja ndeshjet 2-0 në Mynih dhe 0-3 në Camp Nou, ndaj kuptohet që do të jetë një fanellë që ka ndryshuar me ndonjë futbollist nga skuadra gjermane, teksa të shkurtrat mbajnë numrin 8 të Toni Kros, dhe me shumë gjasa janë të sezonit 2017-2018.
???? Kessié se viste en sus vacaciones con una camiseta del Bayern... ¿y un pantalón del Madrid? ???? pic.twitter.com/DLOXI4Vp2h
— MARCA (@marca) June 26, 2023
Lini një Përgjigje