TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 19:54

Elbasani pranë shansit historik në Europë, rivalët e tyre 12 ndeshje pa fitore në kampionat dhe kandidatë për të rënë nga kategoria

Shkruar nga Pamfleti
Elbasani pranë shansit historik në Europë, rivalët e tyre 12
BATE Borisov

Elbasani do të përballet me BATE Borisov në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, në një duel që në letër dukej ndër më të vështirët për verdheblutë. Megjithatë, forma aktuale e skuadrës bjelloruse lë të kuptohet se situata në fushë është krejt ndryshe.

BATE Borisov po kalon një krizë të thellë rezultatesh në kampionatin vendas. Në ndeshjen e javës së 14-të, skuadra u mposht 1-0 në shtëpi nga FC Gomel, duke e çuar në 12 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore.

Fitorja e vetme e BATE në këtë edicion erdhi më 5 prill, në javën e dytë të kampionatit. Që prej atëherë, ekipi nuk ka arritur të rikthehet te suksesi, duke humbur terren në renditje.

Statistikat janë domethënëse. Pas 14 javësh, BATE numëron vetëm një fitore, gjashtë barazime dhe shtatë humbje, me 9 gola të shënuar dhe 17 të pësuar. Me vetëm 9 pikë të grumbulluara, skuadra renditet në vendin e parafundit dhe është një nga kandidatët kryesorë për rënien nga kategoria.

Edhe pse BATE mbetet një emër me peshë në futbollin europian falë pjesëmarrjeve të shumta në kompeticionet e UEFA-s, momenti që po kalon është ndër më të vështirët në historinë e klubit. Për Elbasanin, kjo përbën një mundësi të artë për të synuar një kualifikim historik në debutimin e tij në Ligën e Konferencës.

bate borisov elbasani liga e konferencës

Lini një Përgjigje