
Shqipëria duket thuajse e kaluar në Europianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë do të përballen me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, për t’i dhënë fund zyrtarisht misionit tonë dhe të Silvinjos, sa i përket Europianit.
Por sa kanë ndryshuar kohërat! Italia, Kombëtarja dhe futbolli i preferuar i shqiptarëve, pritet që të jetë në vazon e katërt sipas projeksionit të bërë sesi mund të ndahen vazot e fazës së grupeve. Pra Italia do të gjendet në vazon e fundit, ndërsa Shqipëria do të jetë në vazon e dytë.
Kjo është fantastike për kuqezinjtë që shmangin rivalë si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Austria. Në vazon e parë, secili kundërshtar që do t’i binte Shqipërisë është një “ferr i vërtetë”. Por edhe vazo e tretë që supozohet të ishte më e lehtë, në fakt nuk është e tillë.
Skocia, Kroacia, Serbia dhe Holanda janë katër emrat që trembin më tepër. E nëse Shqipëria do të ishte e pafat në short, Italia mund të na binte në vazon e katërt. Pra edhe pas kësaj arritjeje të madhe për faktin se jemi në vazon e dytë, për Shqipërinë, gjithçka do të jetë më shumë se e vështirë për të bërë historinë e kalimit të fazës së grupeve.
EURO 2024 - Projected pots
— Football Rankings (@FootRankings) November 14, 2023
- Nine nations qualified to EURO 2024
- Germany and Portugal confirmed Pot 1
- Pot 3 could be a bit stronger than Pot 2
- Play-off winners will be placed in Pot 4 pic.twitter.com/77B1JhHKR4
Lini një Përgjigje