TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2026, 18:35

Me tre fitore në grup dhe pa pësuar asnjë gol, surpriza e madhe e Botërorit barazon rekordin e Italisë në vitin 1990

Shkruar nga Pamfleti
Me tre fitore në grup dhe pa pësuar asnjë gol, surpriza e madhe e
Kombëtarja e Meksikës

Surpriza më e madhe e fazës së grupeve në këtë Botëror ka qenë pa dyshim Meksika. Edhe pse ishte një nga tre vendet organizatore të turneut, ajo konsiderohej më pak favorite krahasuar me SHBA-në dhe Kanadanë, ndërsa në këtë kompeticion kishte mbërritur pa shumë pritshmëri.

Megjithatë, në fushën e lojës, përfaqësuesja meksikane ka përmbysur çdo parashikim. Meksika fitoi të tre ndeshjet e Grupit A, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë me pikë të plota dhe pa pësuar asnjë gol.

Me këtë ecuri, Meksika hyn në një grup shumë të veçantë skuadrash në historinë e Kupës së Botës. Më herët, vetëm Holanda në vitin 1974, Brazili në 1986, Italia në 1990, Argjentina në 1998 dhe Uruguai në 2018 kishin arritur ta përfundonin fazën e grupeve me tre fitore dhe portën e paprekur.

Ky sukses ka edhe një tjetër vlerë historike. Meksika bëhet vetëm vendi i dytë organizator që e realizon këtë arritje në një Kupë Bote. Deri më tani, rekordi mbahej vetëm nga Italia, e cila e kishte përfunduar fazën e grupeve në të njëjtën mënyrë gjatë Botërorit të vitit 1990.

meksika kupa e botës

Lini një Përgjigje