
Kosova ka bërë çmendurinë në “Fadil Vokrri”, teksa i ka marrë njëpikë Zvicrës, teksa ndeshja u mbyll në barazim 2-2.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 14. Fernandes harkoi nga e majta në zonë, ku Frojler me gjuajtjen e parë e dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 65, Kosova barazoi shifrat, Rashica nisi një krosim perfekt nga e majta për Muriqin, i cili u zhyt me kokë dhe mposhti portierin Somer.
Në minutën e 79, Zvicra gjeti golin që i dha suksesin. Një gjuajtje e Frojler u devijua në portën e “Dardanëve” nga Rrahmani, i cili protestoi për një shtyrje dhe u ndëshkua me kartonin e verdhë.
Në minutën e 95, Muriqi barazoi shifrat. Sulmuesi finalizoi një aksion të shkëlqyer dhe barazon shfirat për “Dardanët”.
Me këtë barazim, Zvicra renditet në vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e 5 me 4 pikë.
Lini një Përgjigje