TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2023, 17:49

Mesi mund t’i sjellë Barcelonës 300 milionë euro, por Leo ka edhe 3 opsione të tjera në tavolinë

Shkruar nga Pamfleti

Mesi mund t’i sjellë Barcelonës 300 milionë euro, por Leo

Largimi i Mesit nga Barcelona, është shoqëruar gjithmonë me hipotezat e rikthimit të tij në “Camp Nou”. Kjo, edhe për shkak se Mesi nuk po arrin të gjejë veten në Paris dhe është shumë larg asaj çka ai ka treguar në Spanjë.

“Mundo Deportivo” ka raportuar ditën e sotme se katalanasit po e mendojnë seriozisht rikthimin e tij në Barcelonë. Kontrata e Mesit skadon në 30 qershor të këtij viti dhe rikthimi në Spanjë, duket se është tashmë më afër se kurrë.

Drejtuesit e klubit e shohin Mesin si njeriun që mund të mbushë arkat dhe kjo vjen për shkak të dashurisë që tifozët kanë për të. Biletat, sponsorët apo edhe shitja e bluzave, do të sillnin të ardhura të konsiderueshme për klubin dhe parashikohet një rritje nga 25% deri në 33%, ose e thënë ndryshe nga 250 deri në 300 milionë euro.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Mesi ka katër opsione në tavolinë.

E para vjen nga Al-Nassr, skuadra arabe në të cilën luan Ronaldo, e cila do të ishte gati për një mega ofertë prej 400 milionë euro.

E dyta, është e lidhur me MLS në SHBA, me Inter Miami të Devid Bekam.

E treta, është ajo e qendrimit te PSG, me një rregullim të pagës dhe, e katërta, është rikthimi te Barça. Mesi dëshiron të qendrojë në Evropë për të fituar “Topin e Artë” dhe për momentin është i dyshuari kryesor, duke pasur parasysh atë që bëri në Botëror dhe mbi të gjitha do të donte të vishte sërish fanelën e Barcelonës.

Presidenti Laporta beson se ai i detyrohet një “borxhi moral Mesit” pas largimit të tij. Përveç kësaj, do të kishte mundësi që të stërvitet nga ish-partneri i tij Çavi, i cili do të ishte udhërrëfyesi teknik ideal për finalen e karrierës së Leos.

lionel mesi barcelona sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje