Sport19 Prill 2023, 16:37

Ish-futbollisti i Premier Ligës gati të rikthehet me kombëtaren e tij, 2-vite më parë u akuzua për përdhunim ndaj fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Ish-futbollisti i Premier Ligës gati të rikthehet me kombëtaren e

Ish-mesfushori i Evertonit, emri i të cilit nuk lejohet të përmendet nga qeveria britanike, mund të rikthehet dhe njëherë të luajë me kombëtaren e tij.

Ai u akuzua thuajse dy vite më parë për përdhunim ndaj fëmijëve, duke bërë që klubi i tij t’i ndërpriste kontratën.

Pas thuajse dy vitesh hetime, ai është liruar nga të gjitha akuzat dhe është gati të rikthehet dhe njëherë të jetë pjesë e futbollit të luajtur.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i kombëtares, i cili pohon se është gati që ta mirëpresë sërish në skuadër.

ish-mesfushori i evertonit premier liga