
Specia ka mposhtur Milanin me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e javës së 35 të Serisë A.
Pjesa e parë foli më shumë për kuqezinjtë, të cilët patën më shumë raste të mira për të shënuar gol dhe për të kaluar në avantazh, por nuk arritën të finalizojnë. Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka pasi Specia arriti të realizonte dy gola.
Sfida u zhbllokua në minutën e 75 dhe në minutën e 85 Esposito dyfishoi shifrat duke vulosur dhe fitoren e ekipit të tij.
Me këtë humbje, Milani mbetet jashtë zonës Champions teksa renditet në vendin e 5 me 61 pikë, ndërsa Specia pozicionohet në vendin e 18 me 30 pikë.
Lini një Përgjigje