TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2026, 22:56

Milani i imponohet me forcë Bolonjës, kuqezinjtë nuk i ndahen kryesuesve të Interit

Shkruar nga Pamfleti

Milani i imponohet me forcë Bolonjës, kuqezinjtë nuk i ndahen

Milani priti vetëm 20 minuta për zhbllokuar ndeshjen me Loftus Çik që nuk bëri gabimin e disa minutave më parë, teksa me një gjuajtje me të djathtën pas një asisti të Rabio dërgoi topin në rrjetë për ta dërguar rezultatin 1-0 për kuqezinjtë. Bolonja bëri një tentativë me Odgard me një gjuajtje me të majtën në zonë por pa sukses.

Në minutën e 36 Milani fitoi një 11-metërsh pas një topi të prekur me dorë nga Ravalia. Nkunku shkoi te pika e bardhë dhe u tregua i saktë duke e dërguar rezultatin në 2-0 për Milanin dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol dhe ishte Milani ai që e shënoi pikërisht me Adrien Rabio që e dërgoi rezultatin në 3-0. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më me Milanin që mori këtë fitore që e dërgon në kuotën e 50 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Bolonja mbetet me 30 pikë në vendin e 10.

milan bolonja seria a

Lini një Përgjigje