
Xhakomo Vrioni ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Çezena në Itali. Sulmuesi shqiptar pati sot testet mjekësore dhe pritet të prezantohet me kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, që mund të rinovohet edhe për një edicion tjetër.
Sot ndërkohë do të paraqitet në stërvitjen e tij të parë me klubin e Serisë B. Aty ku gjen Kristian Shpendin dhe Frederik Toskun, që po ashtu kontribuojnë për repartin ofensiv.
Çezena synon ngjitjen në elitën e futbollit italian, përmes “play off”-it si në edicionin e kaluar. Vetë 27-vjeçari shikohet si përforcim i rëndësishëm.
Kthimi i Vrionit në Itali finalizohet pas rreth pesë vitesh. Eksperienca në Amerikë gjatë kësaj kohe ku humbi kontaktet me Kombëtaren shqiptare, pati vlerë për të pasi në katër vite raportohen 7.5 milionë dollarë të fituara.
Lini një Përgjigje