TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2025, 17:46

Milani nis keq përgatitjet, mposhtet nga Arsenali në Singapor

Shkruar nga Pamfleti

Milani nis keq përgatitjet, mposhtet nga Arsenali në Singapor

Milani nuk e ka nisur mbarë fazën përgatitore përpara sezonit të ri, duke u mposhtur 1-0 nga Arsenali në miqësoren e zhvilluar në Kallang të Singaporit. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri u përball me një kundërshtar dukshëm më të fortë dhe nuk arriti të impononte lojën e saj në asnjë moment të takimit.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga Bukayo Saka në minutën e 53’, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen kuqezi dhe dërgoi topin në rrjetë pa shumë vështirësi. “Topçinjtë” e Artetës dominuan në posedim dhe krijuan më shumë raste për shënim, ndërsa Milani u duk ende larg formës optimale.

Pas kësaj humbjeje, Milani do të zhvillojë testin e radhës ndaj Liverpool-it pas tre ditësh në Hong Kong, ndërsa Arsenali do të rikthehet në fushë pas katër ditësh po në Kallang, përballë Newcastle-it.

Lini një Përgjigje