TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2025, 17:27

Miqësorja Gjibraltar-Shqipëri, Silvinjo mendjen te ndeshja me Letoninë: Po përgatitemi, është një ndeshje e vështirë përpara!

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja Gjibraltar-Shqipëri, Silvinjo mendjen te ndeshja me

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjibraltarit në miqësore, sfidë e planifikuar për tu zhvilluar të enjten e 4 shtatorit, në orën 18:00.

Në prag të kësaj përballje, në konference për shtyp ka dalë trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, i cili do u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Ai foli edhe sa i takon ndeshjes për kualifikueset e botërorit ndaj Letonisë në Tiranë. Silvinjo tha se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e luftuar për të marrë tre pikët dhe për të mos përsëritur situatën e ndodhur në Letoni ku dolëm me një barazim. 

“Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Me Letoninë luajmë në Tiranë. Është një ekip i vështirë. Kundërshtar fizik dhe e organizuar.

Ndaj Letonisë vuajtëm si skuadër. Jemi duke u përgatitur është një ndeshje e vështirë përpara. Unë kam punuar 3-4 vite me Brazilin. I ndodhte edhe Brazilit. Na ka ndodhur edhe ne. Duhet të kesh shumë opsione. Jam i lumtur me lojtarët që kam", tha trajneri i kombëtares. 

Sa i takon situatës me Adrian Bajjramin, Silvinjo tha se kishte folur me të në telefon për 10 minuta dhe e priste të bëhej pjesë e lsitës së kombëtares por se diçka e tillë nuk ndodhi, dhe kjo ishte zgjedhje e vetë lojtarit për t'iu bashkuar Zvicrës. 

"Sa i përket Adrian Bajramit. Ne e kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve që më 17 gusht. Nga kjo kohë nuk kemi pasur ndonjë njoftim nga klubet. Pas listës përfundimtare. Nuk kishte ndonjë ndryshim. Pas një ditë, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën. Fola 10 minuta më të në telefon. Nuk kam diçka për të thënë. Kjo ndodh me çdo kombëtare në botë. I uroj çdo të mirë lojtarit.

Kur punon në një ekip kombëtar, ndodh që të ketë edhe dëmtime. Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kanë ardhur. I shoh që kanë ardhur për ta shijuar kombëtaren. Janë ndeshje ndryshe, një miqësore dhe një zyrtare. Unë nuk besoj në miqësore. Çdo ndeshje duhet të përgatitet mirë. Duhet të punojmë mirë. Pas ndeshjes së nesërme do mendojmë për ndeshjen ndaj Letonisë”, tha Silvinjo.

Lini një Përgjigje