TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2025, 17:20

Ndeshja me Gjibraltarin, Kumbulla flet për Adrian Bajrami: Secili bën zgjedhjet e veta

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja me Gjibraltarin, Kumbulla flet për Adrian Bajrami: Secili bën

Nesër Kombëtarja shqiptare do të përballet në një ndeshje miqësore me Gjiblartarin. Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, foli në konferencë për shtyp, në prag të kësaj miqësorje.

Futbollisti kuqezi u pyet për largimin e Adrian Bajramit te Zvicra, ndërsa tha se secili lojtar bën zgjedhjet e veta. Ndër të tjera ai theksoi se ekipi ka punuar për të përmirësuar gabimet e bëra në ndeshjet e tjera.

Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë më shumë për veten dhe për grupin që jemi këtu. Nuk do mendojmë asgjë për lojtarët që bëjnë zgjedhje tjetër.

I kemi parë videot e ndeshjeve për gabimet që kemi bërë. Duhet të përmirësojmë gabimet. Kemi punuar. E kemi mendjen te Gjibraltari dhe të shikojmë për ndeshjen me Letoninë.

Unë jam gati gjithmonë për Shqipërinë. Kombëtarja është e para e të gjithëve. Ccdo lojtar dëshiron të luajë për Kombëtaren”, u shpreh Kumbulla.

Lini një Përgjigje