TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2025, 16:25

Brajan Gruda dhe Nelson Vajper “sms” Silvinjos, dy futbollistët kërkojnë të veshin fanelën e kombëtares shqiptare? (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Brajan Gruda dhe Nelson Vajper “sms” Silvinjos, dy futbollistët

Sulmuesit me origjinë shqiptare Brajan Gruda dhe Nelson Vajper kanë rritur entuziazmin te Shqipëria me veprimin e fundit. Ata bëjnë pjesë te Gjermania U-21, por trajneri Silvinjo i kërkon të përfaqësojnë Shqipërinë.

Konkretisht Vajper ka filluar të ndjekë në “Instagram” Federatën Shqiptare të Futbollit, kjo situatë ka kaluar jo pa “zhurmë”. Ndërkohë, Gruda ka ndryshuar foton e profilit në rrjetet sociale.

Më parë, Gruda pozonte me fanelën e Gjermanisë, kurse tani e ka zëvendësuar me atë të Brajtonit, klubin aktual në Premier Ligë. Mbetet e qartë nëse këto veprime të dyshes në fjalë janë rastësore, apo diçka po “zien”. Gjermani U-21 do të duelojë në miqësore me Shqipërinë më datën 5 shtator, në “Elbasan Arena”. 

Brajan Gruda dhe Nelson Vajper “sms” Silvinjos, dy futbollistët

Brajan Gruda dhe Nelson Vajper “sms” Silvinjos, dy futbollistët

nelson vajper brajan gruda sulmuesit shqiptarë

Lini një Përgjigje