TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2024, 15:41

Momente tmerri për Karlos Dungën, ish-trajneri i Brazilit plagoset bashkë me bashkëshorten; përmbyset makina (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Momente tmerri për Karlos Dungën, ish-trajneri i Brazilit plagoset

Momente tmerri për ish-trajnerin e Brazilit, Karlos Dunga, i cili u përfshi bashkë me gruan e tij në një aksident të frikshëm me makinë mëngjesin e së shtunës.

Momente tmerri për Karlos Dungën, ish-trajneri i Brazilit plagoset

Makina e tyre u përmbys ndërsa ata ishin në Campina Grande do Sul, në rajonin metropolitane të Kuritiba, Brazil. Çifti, i cili u transportua në spitalin Angelina Caron në Campina Grande do Sul, pësoi lëndime, por mbeti i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe tani janë jashtë rrezikut për jetën.

Momente tmerri për Karlos Dungën, ish-trajneri i Brazilit plagoset

Sipas raporteve nga Policia Federale e Autostradës, binte shi kur Dunga humbi kontrollin e makinës në autostradë. Policia ka kryer edhe testin e alkoolit për Dungën dhe ka rezultuar negativ.

karlos dunga ish-trajneri i brazilit

Lini një Përgjigje