TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2026, 14:37

Ermal Nufi “reformon” Ministrinë e Mbrojtjes; perde dielli për zyrën e tij dhe të sekretares

Shkruar nga Pamfleti
Ermal Nufi “reformon” Ministrinë e Mbrojtjes; perde dielli
Ermal Nufi, ministri i Mbrojtjes /

Ministri që mbron Shqipërinë dhe paqen në botë duke dërguar trupa në misionet e NATO, ka të drejtë të mbrojë veten dhe sekretaren e tij nga rrezet përvëluese të diellit që futen në zyra...

Në muajin mars 2026, kur Ermal Nufi hyri në zyrë si ministër i Mbrojtjes, tha se do të reformonte administratën dhe sektorët përbërës deri te zhvillimi i industrisë ushtarake dhe lufta kundër korrupsionit, për t'i bërë sa më eficente.

Pas tre muajsh në detyrë, ministri Ermal Nufi, përveç krijimit të një kabineti të ri me shokë e shoqe të tij dhe "ushtarë" të partisë, ka filluar zbatimin e programit për reformimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke e nisur nga zyra e tij dhe zyra e sekretares.

Më datë 17 korrik 2026, ka zhvilluar një tender me objekt "Blerje tendash të brendshme rolo-perde dritaresh kundër diellit, me ngjyra të bardha e gri, për 6 dritare me përmasat e publikuara në specifikimet e tenderit".

Ermal Nufi “reformon” Ministrinë e Mbrojtjes; perde dielli

Është normale që ministri i Mbrojtjes, që organizon programin e mbrojtjes së integritetit territorial të Shqipërisë dhe paqen në botë me trupa të dërguar në misionet e NATO-s, ka të drejtë ta fillojë me mbrojtjen e vetes dhe të sekretares nga rrezet përvëluese të diellit që u futen në zyra.

Nga ana tjetër, ministri Ermal Nufi i ka dhënë 12 milionë euro dhe kompanisë private "Timak Defence" të izraelitit Ron Yeffet, për blerje mjetesh e pajisjesh ushtarake, që është ortak me kompaninë shtetërore "Kayo" të Ministrisë së Mbrojtjes./Pamfleti

ermal nufi tenderi i perdeve të diellit

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk e kuptoj pse ka Ministri Mbrojtje ne Shqiperi kur nuk ka kokerr ushtrie me mjete luftarake, pervec ca djemve me paticka. Pse ushtri quhet kjo! E po s'ka gje se do nambroje Izraeli tani kur te na fuse shkelmin bytheve e te perfundojme ne det.

    Lini një Përgjigje