TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2026, 20:48

Muçi me shokë kërkojnë të thyejnë “mallkimin” në mes të Varshavës, vetëm 3 humbje dhe 59 gola të shënuar

Shkruar nga Pamfleti

Muçi me shokë kërkojnë të thyejnë

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet të enjten në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, në kuadër të fazës “play-off” të Kupës së Botës. Impianti modern, me një kapacitet mbi 58 mijë vende, konsiderohet një nga arenat më të rëndësishme sportive në Poloni.

Stadiumi është inauguruar më 29 janar 2012 dhe që prej asaj kohe kombëtarja polake ka zhvilluar 29 ndeshje zyrtare në këtë fushë, duke regjistruar 17 fitore, 9 barazime dhe vetëm 3 humbje. Ky rekord tregon një epërsi të qartë të vendasve në “PGE Narodowy”.

Në këtë periudhë, Polonia ka realizuar 58 gola dhe ka pësuar 26. Fitorja më e thellë është ajo ndaj San Marinos me rezultatin 5-0, ndërsa një nga sukseset më të rëndësishme mbetet triumfi 2-0 përballë Gjermanisë.

Sa i përket përballjeve direkte në këtë stadium, Shqipëria është ndeshur dy herë me Poloninë, duke pësuar dy humbje dhe 5 gola. Kuqezinjtë kanë arritur të shënojnë vetëm një herë, me autor Sokol Cikalleshin.

Ky bilanc paraqet një sfidë të vështirë për skuadrën shqiptare, e cila synon të përmbysë statistikat dhe të sigurojë një rezultat pozitiv në transfertë.

Lini një Përgjigje