TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2026, 19:41

Strakosha, garancia e Shqipërisë; portieri që po shkëlqen në Greqi mund të bëhet ‘Superman’ në Poloni

Shkruar nga Pamfleti

Strakosha, garancia e Shqipërisë; portieri që po shkëlqen

Në prag të përballjes vendimtare ndaj Polonisë në fazën “play-off”, Kombëtarja shqiptare mbështetet fort te një nga pikat e saj më të sigurta: portieri Thomas Strakosha.

Gardiani kuqezi po kalon një sezon shumë të mirë me AEK-un e Athinës, duke u shndërruar në një nga elementët kyç të skuadrës. Performancat e tij kanë qenë të qendrueshme, ndërsa statistikat e konfirmojnë formën e lartë: 21 ndeshje pa pësuar gol në 40 paraqitje dhe 30 gola të pësuar në total në të gjitha kompeticionet.

Siguria në portë dhe reflekset e shpejta e kanë bërë Strakoshën një faktor të rëndësishëm në sukseset e AEK-ut këtë sezon. Këto paraqitje kanë rritur edhe besimin në radhët e ekipit kombëtar, duke e pozicionuar atë si një nga pikat më të forta përballë një kundërshtari të vështirë si Polonia.

Në një ndeshje ku detajet pritet të bëjnë diferencën, prania e Strakoshës në portë konsiderohet një garanci shtesë për Shqipërinë. Eksperienca dhe forma e tij aktuale mund të rezultojnë vendimtare për të mbajtur portën të paprekur dhe për të rritur shanset për kualifikim.

Për momentin, një nga shtyllat më të forta të ekipit kuqezi mbetet Thomas Strakosha, i cili shihet si “muri” mbrojtës në këtë sfidë kyçe.

 

thomas strakosha portieri i kombëtares "play off" me poloninë

Lini një Përgjigje