TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2025, 20:09

Muçi “trullos” kundërshtarin dhe e detyron të ndëshkohet me karton të verdhë, sulmuesi shqiptar lëvizje ‘alla Zidan’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Muçi “trullos” kundërshtarin dhe e detyron të

Ernest Muçi nxori në pah klasin e tij të jashtëzakonshëm, në duelin e parë të vitit 2025 ndaj Rizesporit. Si të mos mjaftonte goli fantastik i realizuar në minutën 45+3, shqiptari rrëmbeu sërish skenën me një lëvizje “alla Zidan”, të realizuar në minutën e 56 të sfidës. 

Talenti pogradecar, trullosi kundërshtarin Alikulov, me veprimin e tij me shumë klas, duke detyruar këtë të fundit të shkaktojë faull taktik për ta ndalur Muçin. Për më tepër shikoni videon. 

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare beshiktash

Lini një Përgjigje