TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2025, 18:41

Muriqi kërkohet me ngulm nga Fenerbahçe, turqit gati t’i paguajnë Majorkës 9 mln euro për të risjellë “piratin” në ekip

Shkruar nga Pamfleti

Muriqi kërkohet me ngulm nga Fenerbahçe, turqit gati t’i

Sulmuesi i Majorkës, Vedat Muriqi, vazhdon të kërkohet me ngulm nga gjiganti i Superligës turke, Fenerbahçe, gjë që sipas mediave vendase është edhe dëshirë e lojtarit.

Të martën gazeta turke “Aksam” ka shkruar se Muriqi dëshiron kthimin te skuadra e Fenerbahçes. 30-vjeçari, i cili ka kontratë me klubin e Majorkës deri në vitin 2027, mund të zëvendësojë sulmuesin Edin Xheko, i cili do të largohet në fund të këtij sezoninga skuadra turke.

Muriqi luajti për Fenerbahçen pesë vjet më parë, kur u shit te Lacio pas një sezoni shumë të mirë. Fenerbahçe është e gatshme t’i paguajë Majorkës plot 9 milionë euro për shërbimet e Muriqit.

Ai është super i lumtur, nuk shkon te Fenerbahçe” – shprehet me bindje trajneri i Majorkës për Muriqin. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës në rast transferimi te Fenerbahçe pritet të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.

Këtë edicion Muriqi ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste me fanelën e Majorkës.

vedat muriqi sulmuesi shqiptar majorka fenerbahçe

Lini një Përgjigje