TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2026, 17:58

Muriqi largohet nga Spanja? Klubi që e bëri të famshëm ofron 15 mln euro për transferimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Muriqi largohet nga Spanja? Klubi që e bëri të famshëm ofron

Vedat Muriqi është përfolur si i gatshëm për t’u rikthyer në Superligën turke, me Fenerbahçen që shihet si destinacioni i mundshëm. Në të njëjtën kohë, sulmuesi maroken Jusuf En-Nesiri ka zgjuar interesin e disa klubeve të njohura evropiane, përfshirë Notingham Forest dhe Evertonin në Angli, si dhe Napolin në Itali, bazuar në burime pranë klubit nga Stambolli.

Drejtuesit e klubit turk po punojnë për të pasur gati një zëvendësues në repartin ofensiv, nëse En-Nesiri largohet. Sipas gazetës “AS”, Muriqi është kandidati kryesor për këtë rol, me një operacion transferimi që mund të arrijë vlerën e rreth 15 milionë eurove.

 

vedat muriqi sulmuesi shqipta fenerbahçe

Lini një Përgjigje