
Duket se Napoli pak nga pak po lë pas problemet e startit të sezonit dhe skuadra e drejtuar nga Rudi Garsia po i afrohet ndjeshëm objektivit kryesor, renditjes mes katër ekipeve më të mira që siguron një biletë për Ligën e Kampioneve.
Sot kampionët në fuqi të Italisë mundën në transfertë Salernitanën me shifrat 2-0, duke siguruar tre pikë të arta që i ngjitën përkohësisht në vendin e katërt në renditjen e kampionatit.
Trembëdhjetë minuta i kanë mjaftuar skuadrës së Garsias për të kaluar në avantazh në Salerno me një gol të Raspadorit.
Për herë të parë që nga debutimi i tij në Serinë A (maj 2019), Xhakomo Raspadori ka shënuar në tri ndeshje radhazi, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet.
Goli i sigurisë për kampionët e Italisë erdhi në minutën e 82. Ishte Elmas që fiksoi shifrat në 2-0 dhe ka siguruar tri pikët për ekipin e tij.
Lini një Përgjigje