Sport 4 Nëntor 2023, 16:19

Tjetër paraqitje zhgënjyese për “Djajtë e Kuq”, nderi i Junajtid dhe Ten Hag shpëtohet nga Fernandes në ‘frymën e fundit’

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër paraqitje zhgënjyese për “Djajtë e Kuq”,

Mançester Junajtid ka siguruar një fitore në frymën e fundit ndaj Fulhamit, pas një tjetër paraqitjeje zhgënjyese nga skuadra e Erik ten Hag.

Bruno Fernandes u zgjua në kohën e duhur për “Djajtë e Kuq”, pasi goli i kapitenit në minutën e 91 i siguroi 1-0 skuadrës së tij që do të lehtësojë disi presionin ndaj trajnerit holandez.

Ndeshja nisi mirë për Mançesterin, që kaluan në avantazh pas vetëm 11 minutash lojë me Skot Mektomeni, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje.

Pas këtij momenti, skuadra e Ten Hag nuk krijoi shumë dhe u shpëtuan nga portieri Andre Onana, i cili bëri dy pritje të shpejta duke i mohuar golat Herri Uillson dhe Zhoao Palhinja.

Megjithatë, këto ishin dy rastet e vetme të rrezikshme të krijuara nga vendasit para se Fernandes të mposhtte Bernd Leno në fund me një goditje të bukur nga limitet e zonës së rreptësisë.

mançester junajtid fulham premier liga