TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2023, 18:07

Napoli me një këmbë në fazën e 1/8 në Champions League, kapiteni i Kosovës i bën ëndrrën realitet tifozit shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Napoli me një këmbë në fazën e 1/8 në Champions

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ishte fantastik me ndërhyrjet e tij në fazën mbrojtëse, duke mos lejuar që ekipi i tij të pësojë gol në ndeshjen e fazës së 1/16 në Champions League mes Napolit dhe Eintrahtit të Frankfurtit. Ndeshja përfundoi me fitoren e italianëve me rezultatin e pastër 0-2, duke bërë që ekipi i Spaletit të hedhë një hap të sigurte drejt fazës së 1/8.

Lojtari me origjinë nga Drenica, pas përfundimit të sfidës bëri një gjest shumë të mrekullueshëm duke i dhuruar fanelën e tij një tifozi që kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur këtë takim. Një gjest mjaft i rëndësishëm për lojtarin dhe sidomos për tifozin i cili vendosi ta publikojë në rrjetet sociale këtë moment, që shumë shpejt u bë viral.

amir rrahmani kapiteni i kombëtares së kosovës napoli tifozi shqiptar

Lini një Përgjigje