TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2023, 17:47

A ka shkuar në shtrat me Maradonën? Uanda Nara flet për herë të parë për raportet që ka pasur me legjendën argjentinase

Shkruar nga Pamfleti

A ka shkuar në shtrat me Maradonën? Uanda Nara flet për herë

Uanda Nara ishte e ftuar në emisionin “Belve” ku ka zbuluar shumë gjëra interesante për jetën e saj. Ajo është pyetur edhe për raportet që ka patur me legjendën e Argjentinës, Diego Armando Maradonën.

Në televizionin “Rai 2”, bashkëshortja e Mauro Ilardit e nisi emisionin duke iu përgjigjur kësaj pyetje. Ajo mohoi të kishte shkuar në shtrat me legjendën e futbollit botëror.

Unë nuk kam bërë kurrë dashuri me Maradonën, nuk kam qenë me të. Është e vërtetë që përfundova në shtëpinë e tij, në një festë. E kuptova që kjo gjë më bëri të famshme. Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje të flas me të për këtë.

Ikardi është burri im. Ne jemi bashkë, kemi qenë gjithmonë një familje. Ai ka qenë me mua pothuajse gjithë jetën. Për mua është fat, për të nuk e di. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën. Mauro ra në dashuri me mua, teksa isha me pizhame dhe përgatisja makarona me gjalpë dhe jo në një disko”, ka thënë ajo.

uanda nara bashkëshortja e mauro ikardit diego armando maradona

Lini një Përgjigje