TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2023, 10:34

Napoli në krizë rezultatesh, De Laurentis ju kërkon falje tifozëve: Do lëvizim në merkato për të rikuperuar!

Shkruar nga Pamfleti

Napoli në krizë rezultatesh, De Laurentis ju kërkon falje

Kampionët e Italisë vijojnë të zhgënjejnë në Serie A. Barazimi me Monzan ka thelluar krizën te Napoli.

Me 28 pikë në 18 javë, blutë renditen në vendin e shtatë. Në emër të klubit, pas këtij takimi, në konferencë për shtyp doli vetë presidenti De Laurentiis duke i kërkuar falje tifozëve, por premton se do të ndërhyjë në merkato.

E gjithë kjo që ka ndodhur është për fajin tim, marr përsipër të gjithë përgjegjësinë. Për këtë i kërkoj falje tifozëve dhe të gjithë napolitanëve për pozicion që kemi në klasifikim. Kampionati është i gjatë akoma, do të lëvizim në merkato për të rikuperuar”, u shpreh De Laurentis.

Kujtojmë se kampionët e Italisë nuk po bindin me paraqitjet e tyre këtë sezon dhe mesa duket, presidenti i klubit ka menduar një zgjidhje të shpejtë në merkaton e dimrit

 

de laurentis

Lini një Përgjigje