
Shpesh herë shtëpitë e futbollistëve në Europë bien pre e grabitjeve, për shkak të pagave të majme që ata marrin dhe jetës së luksit që promovojnë në rrjete sociale.
Kësaj radhe një grabitje ka ndodhur në shtëpinë e lojtarit të Romës, Nicola Zalewski. Vjedhjen e ka vënë re vetë futbollisti mbrëmjen e djeshme kur është kthyer në shtëpinë e tij në Roma.
Ai ka parë që njëra nga dritaret e tij ishte hapur me forcë. Sipas asaj që raportohet, hajdutët kanë marrë bizhuteri, sende me vlerë dhe para.
Karabinierët kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve të këtij krimi. Kohët e fundit, shumë futbollistë kanë rënë pre e grabitjeve të banesave të tyre, ku më shumë viktima janë nga futbolli anglez.
Lini një Përgjigje