TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2024, 17:24

Ndërron jetë tifozi i Bajernit, pësoi infarkt në stadium gjatë ndeshjes me Benfikën

Shkruar nga Pamfleti

Ndërron jetë tifozi i Bajernit, pësoi infarkt në stadium

Fitorja e Bajernit të Mynihut ndaj Benfikës në Champions League kalon në plan të dytë, pasi një tifoz i klubit gjerman ka ndërruar jetë.

Bavarezët kanë lajmëruar në rrjetet sociale se tifozi ka pësuar disa herë infarkt në shkallët e stadiumit mbrëmjen e djeshme ku edhe mori ndihmën e parë nga një grup mjekësh. Tifozi që u shoqërua në spital, por nuk ka mundur të mbijetonte.

Ky ishte edhe motivi që “Allianz Arena” ishte i heshtur mbrëmë. Në fillim tifozët mbajtën qetësi për t’i dhënë mundësi mjekëve t’i jepnin ndihmën e parë të qetë, por më pas kur morën vesh se pacienti ishte në gjendje të rëndë vendosën që të shikonin duelin kundër Benfikës në qetësi në shenjë respekti.

tifozi i bajernit ndeshja e champions league

Lini një Përgjigje