TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 16:28

Ndeshja me Serbinë në Beograd, Braçe ngre alarmin dhe i bën thirrje FIFA-s: Jeta e lojtarëve tanë do të jetë në rrezik, ndërhyni!

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja me Serbinë në Beograd, Braçe ngre alarmin dhe i

Pas fitores 1-0 me Letoninë, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës në Beograd përballë Serbisë më 11 tetor në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Kur kanë mbetur edhe një muaj nga ndeshja ku do të vendoset fati i Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botëror, deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ngritur alarmin. Duke u bazuar te tifozët që ishin të pranishëm në sfidën e mbrëmshme në Beograd, mes Serbisë dhe Anglisë, Braçe thekson se jeta e futbollistëve tanë mund të jetë në rrezik.

Ai i bën thirrje FIFA-s që të marrë masa për këtë situatë, për të mos u lejuar hyrjen në stadium eksponentëve të krimit apo personave që shfaqin rrezikshmëri.

Postimi i Erion Braçes:

Ndeshja me Serbinë në Beograd, Braçe ngre alarmin dhe i

Kujtojmë se përballë serbëve, Shqipëria nuk ka kujtime të bukura, pasi 11 vite më parë, më 14 tetor të vitit 2014 ndodhi ajo që të gjithë e mbajmë mend me dronin e hedhur në Beograd nga Ballist Morina.

Shqipëria mori fitoren në tavolinë përballë Serbisë në atë kohë, me fitoren 3-0 që i dha UEFA në tavolinë, çka solli edhe kualifikimin e tanëve në “EURO 2016”.

erion braçe deputeti i ps ndeshja serbi-shqipëri

Lini një Përgjigje