
Shqipëria do të presë më 14 tetor në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00, Jordaninë për të zhvilluar një miqësore.
Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë u zhvillua më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe u mbyll pa gola. Por sa kanë ndryshuar gjërat në 7 vite te kombëtarja dhe kush lojtarë janë akoma në skuadër?
Asaj kohe 11-shja titullare ishte Berisha, Mavraj, Gjimshiti, Mihaj, Xhaka, Ramadani, Lila, Binaku, Gavazaj, Grezda dhe Manaj. Ndërsa aktualisht sot luajnë vetëm Gjimshiti, Ramadani dhe Manaj.
Në atë ndeshje debutonte dhe Myrto Uzuni i cili luajti për herë të parë me Kombëtaren. Përsa i përket Elseid Hysaj, u aktivizua gjatë ndeshjes nga Kristian Panuçi.
Mavraj, Xhaka, Binaku, Gavazaj janë tërhequr nga kombëtarja, ndërsa Berisha dhe Mihaj nuk janë thirrur në ndeshjet e fundit nga Silvinjo.
Lini një Përgjigje