TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2025, 17:03

Ndeshja Shqipëri-Letoni, Sylvinho: Ka presion, por synimi ynë është fitorja!

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja Shqipëri-Letoni, Sylvinho: Ka presion, por synimi ynë

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho në konferencën për mediat para ndeshjes Shqipëri – Letoni, deklaroi se sfida e nesërme do të jetë tepër e vështirë dhe e luftuar. Ai deklaroi se pavarësisht se Letonia nuk është në të njëjtin nivel me ne në letër, ndeshja do të jetë e vështirë për shkak se Letonia ka një skuadër tepër fizike gjë që u pa edhe gjatë përballjes që ajo pati me Serbinë.

Më tej Silvinjo shtoi se do të ketë ndryshime në skuadër, por theksoi se cila do të jetë 11-shja që do të hidhet në fushë, do të caktohet nesër.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje kyçe. Po flasim për gjëra të ndryshme. Ndeshjet për të shkuar në Botëror janë të vështira. Dy ditë më parë pamë ndeshjen Letoni-Serbi. Ishin minuta të forta. Në futbollin modern, rezultate 6-0 ndodhin rrallë. I ndodhin ekipeve si Spanja. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel.

Letonia është një ekip fizik. Luftojnë gjithmonë për topin e tyre. Janë të mirë në goditjet standarde. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte atmosferë ndryshe. Puna me kombëtare është ndryshe nga ajo në klub. Ishte hera e parë që Berisha luajti. Doja t’i shihja lojtarët e rinj. Tu kërkosh atyre 6-0 është e vështirë. Prisja më shumë, por po përgatitemi mirë.

Ende nuk kam vendosur për titullarët, por do të ketë ndryshime. Formacionin do e vendos nesër”, deklaroi Silvinjo.

Lini një Përgjigje