TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2025, 13:17

Maxi Lopez dhe Wanda Nara sërish bashkë, premtimi që modelja i bëri ish-bashkëshortit

Shkruar nga Pamfleti

Maxi Lopez dhe Wanda Nara sërish bashkë, premtimi që modelja i

Wanda Nara dhe Maksi Lopez do të jenë përsëri bashkë.

Jo si çift, por në një emision televiziv.

Më saktësisht ne MasterChef Celebrity në Argjentinë, ku ajo është prezantuese dhe ish-futbollisti është konkurrent.

Maxi Lopez me sa duket ka filluar të përgatitet në shtëpi dhe për këtë arsye, i ka kërkuar këshilla  ish-bashkëshortes, e cila ka publikuar mesazhet dhe shkëmbimin e batutave më të.

“Nuk mund t’i jap konfidencë pjesëmarrësve, mos kërko kompromise”, i shkruante ajo duke bwrë shaka. Dhe ai i përgjigjej. “Po gatuaj bukën në shtëpi. Nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time. Të shohim si del”.

Uanda në fund i bën premtime. “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë të lexoja këtë mesazh nga ti. Nëse fiton, të kthej Rolex të finales së Ligës së Kampioneve dhe vilën në Santa Barbara”.

Tani i mbetet Maxi Lopez të tregojë sa vlen para furnelave.

Maxi Lopez dhe Wanda Nara sërish bashkë, premtimi që modelja i

maxi lopez wanda nara

Lini një Përgjigje