TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2025, 17:27

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Forcat Speciale rrethojnë stadiumin “Air Albania”; në gatishmëri edhe autobotët me ujë!

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Forcat Speciale rrethojnë stadiumin “Air

Nën masa të rrepta sigurie pritet që në orë 20:45 të startojë ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme për eliminatoret e ‘Botërorit 2026’.

Pak minuta më parë Forcat Speciale kanë rrethuar perimetrin e Stadiumit “Air Albania”. Gjithashtu, autobotët me ujë të cilët shërbejnë për shpërndarjen e turmave në rast trazirash janë vendosur pranë stadiumit.

Vlen të theksohet se ditën e sotme forca të shumta policie janë angazhuar për të garantuare mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

 

Lini një Përgjigje