
Trajneri i njohur, Shpëtim Duro e konsideroi pozitive ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë, e cila u mbyll me rezultatin 0-0. I ftuar në “Sport News” në “News 24”, Duro tha se ky rezultat është i pranueshëm.
“Serbia është ekip cilësor, ka probleme gjithsesi. Kjo situatë u tregua edhe në lojë. Ekipi jonë meritoi më shumë nga ajo çfarë u zhvilluam. E përgatitëm mirë ndeshjen, çdo gjë ka qenë perfekte.
Rezultati mund të konsiderohet pozitiv, na mbetet peng ajo penallti e Manaj. Nëse do realizonim, do arrinim fitoren” – tha Duro.
Lini një Përgjigje