TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2025, 21:53

Ndiqet prej kohësh nga stafi i kombëtares, sulmuesi që ndjek Shqipëria shënon në ndeshjen e dytë radhazi në Serinë B (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndiqet prej kohësh nga stafi i kombëtares, sulmuesi që ndjek

Një nga emrat që ndiqet me vëmendje prej kohësh nga stafi i Kombëtares shqiptare është edhe Luis Hasa. Sulmuesi i huazuar nga Napoli te Karrareze në Serinë B, ka filluar të luajë me rregullsi dhe po aq me vazhdimësi po gjen edhe rrugën e rrjetës.

Në përballjen e sotme ndaj Peskarës, Hasa ishte titullar dhe shënoi për ndeshjen e dytë radhazi në kampionatin e Serisë B. Ky ishte një gol spektakolar pasi ai mori një top me kokë nga sulmuesi dhe e çoi menjëherë fluturimthi me një goditje me të djathtën atje ku portieri nuk mund të arrinte, edhe pse nga jashtë zonës.

Bilanci i 2 golave dhe 2 asisteve në vetëm 5 ndeshje të luajtura me skuadrën e Karrarezes, tregojnë qartësisht cilësitë e djaloshit, i cili deri tani ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Italisë.

luis hasa sulmuesi shqiptar karrareze

Lini një Përgjigje