TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2025, 16:06

Ndryshoi kombëtaren për fanelën kuqezi, zbulohet arsyeja pse mungon sulmuesi i U-21 për miqësoret e qershorit

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshoi kombëtaren për fanelën kuqezi, zbulohet arsyeja pse

Kevin Zefi vendosi të ndryshojë kombëtaren duke u larguar nga Irlanda. Talenti i Romës megjithatë do i mungojë Kombëtares U-21 për miqësoret e qershorit.

Trajneri i Kombëtares U-21 ka zbuluar se mungesa e tij vjen për shkak të pasaportës.

Kevin Zefi mungon për arsye procedurale, për shkak të pasaportës, e cila nuk i është bërë akoma, jemi duke pritur”, u shpreh Bushi në konferencën e sotme për shtyp.

20-vjeçari është pjesë e Romës U-20. Më parë ka luajtur vetëm me moshat e Irlandës ku numëron edhe 9 gola.

Zefi la Interin në janarin e vitit 2024, për t’u bashkuar me Romën te moshat. Në këtë edicion numëron 3 gola dhe 7 asiste. Po ashtu dhe Ranieri e ka ftuar në stërvitje me ekipin e parë.

kevin zefi talenti i romë kombëtarja u-21

Lini një Përgjigje