TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2025, 11:00

Tare u emërua drejtor sportiv i Milanit, reagon Capello: Ishte zgjedhja e duhur!

Shkruar nga Pamfleti

Tare u emërua drejtor sportiv i Milanit, reagon Capello: Ishte zgjedhja e

Milani ka bërë zyrtare të hënën lëvizjen që pritej prej muajsh; Igli Tare është emëruar drejtori i ri sportiv i klubit, duke hapur një kapitull të ri në strategjinë e ndërtimit të ekipit.

 Pas shumë diskutimesh dhe kandidaturash në tavolinë, bordi drejtues i “Rossonerëve” ka zgjedhur shqiptarin me një profil të njohur në futbollin italian, falë suksesit të tij si arkitekti i projektit të Lazios për më shumë se një dekadë.

Emërimi i Tares nuk ka kaluar pa jehonë në arenën mediatike italiane. Reagimet kanë qenë të shumta, ku një ndër më të spikaturit ka qenë ai i Fabio Capellos. Trajneri legjendar e ka cilësuar këtë zgjedhje si një hap të guximshëm dhe pozitiv, por njëkohësisht ka paralajmëruar se Tare do të përballet me sfida serioze në fillim të mandatit të tij.

Tare është një zgjidhje e mirë. Ka pasur përpjekje për të rritur identitetin italian brenda dhe jashtë fushës. Igli ka lindur në Shqipëri, por në aspektin e futbollit ai është një prej nesh. Natyrisht, ai po mbërrin paksa me vonesë dhe menjëherë i është besuar një ‘patate e nxehtë’, gjetja e trajnerit të ri”, u shpreh Capello.

Në lidhje me çështjen e pankinës, Capello nuk ngurroi të japë mendimin e tij mbi nevojën për një emër të madh dhe me garanci.

Rossonerët kanë nevojë për një trajner që ofron siguri. Nëse Conte nuk është në dispozicion dhe lejoni që të tjerët t’ju kalojnë në garën për Allegrin, atëherë nuk shoh ndonjë alternativë serioze në horizont,” theksoi ai.

Emërimi i Tares vjen në një moment delikat për Milanin, ku përveç sfidave në merkato, duhet të zgjidhet edhe çështja e bankinës teknike për sezonin e ardhshëm. Me përvojën e tij në ndërtimin e skuadrave konkurruese dhe menaxhimin e situatave komplekse, pritet që Tare të luajë një rol kyç në projektin e ri të klubit kuqezi.

Lini një Përgjigje