TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2025, 22:46

Zidan: Të shohësh Jamal kur luan është fantastike

Shkruar nga Pamfleti

Zidan: Të shohësh Jamal kur luan është fantastike

Lamin Jamal mahnit edhe Zinedin Zidan. Francezi e pranon hapur pëlqimin që ka për futbollistin e Barcelonës. Duke folur për “Foot Mercato” gjatë një evenimenti në Paris për futbollin e të rinjve, ai është ndalur te ylli i ri i katalanasve.

“Kur e sheh të luash, për shembull, pjesa e dytë që bëri kundër Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, nuk e kam parë asnjëherë më parë në jetën time. Është mbresëlënëse të shohësh dikë që dominon në pozicionin e tij në këtë mënyrë në fushë. Ishte mjaft fantastike ta shihje, ndaj na pëlqeu, dhe për këtë, për të gjithë të rinjtë, ja ku është Jamal.

Çdokush ka momentin e tij dhe kjo është e mirë. Në të vërtetë, ajo që më ka motivuar gjithmonë, është loja në vetvete. Pasi si fillim ne u rritëm në një lagje me miqtë tanë”, tha francezi duke folur për talentin e madh të Barcelonës.

Më pas, Zidan komentoi edhe faktin që është zhdukur nga radarët përtej dy eksperiencave të tij si trajner i Real Madrid.

 “Kam vendosur pak karrierën time në pauzë, por ndjehem 100% trajner. Ashtu siç ndjehem pjesë e përfaqësueses franceze, ku luaja dhe isha praktikisht 12, 13 apo 14 vite si lojtar. Sigurisht që është një dëshirë ta drejtoj. Por tani ka një trajner në drejtim, ka një ekip, duhet respektuar e gjithë kjo dhe këtë po bëjmë. Unë gjithmonë kam respektuar futbollin dhe personat, ndaj nuk është saktësisht momenti. Por kur të vijë momenti, do të jetë një kënaqësi nëse prezantohet si mundësi”, theksoi Zidan.

Lini një Përgjigje